Friday, April 26, 2024

Biletat për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi, shiten edhe në Shkodër

Lexo

Të martën e 31 majit, ora 19:00, në stadiumin kombëtar, “Air Albania” të Tiranës, luhet ndeshja finale e futbollit për Kupën e Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Laçit. Ndonëse, organizatore e kësaj finaleje është FSHF, me kërkesën nga ana e Klubit të Futbollit Vllaznia, është bërë e mundur që biletat e kësaj ndeshje të shiten edhe në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit kuqeblu, shitja e biletave për këtë ndeshje nis që sot në Tiranë, ndërkohë që kontigjenti i biletave të rezervuara për tifozërinë shkodrane, do të fillojnë të shiten në sportelet e stadiumit “Loro Boriçi”, nga mëngjesi iditës së diele.

NJOFTIM

Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e aktivitetit, ka njoftuar se nga sot nis në Tiranë shitja e biletave të ndeshjes finale të kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi.

Me kërkesën e KF Vllaznia është rënë dakord që bileta për tifozët shkodranë, duke filluar nga dita e dielë, do të shiten edhe në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në oraret e mëposhtme:

Eja edhe ti për Vllazninë!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img