Monday, May 6, 2024

Luiza Gega pëson dëmtim dhe rrezikon për garën kualifikuese të 23 gushtit në Budapest

Lexo

Në Budapest ka nisur që prej 19 gushtit kampionati Botëror i Atletikës ku Shqipëria përfaqësohet nga Luiza Gega dhe Franko Burraj. Por me shumë gjasa, kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega nuk do garojë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, ka sqaruar se pas një seance stërvitore para dy javësh, sportistja ka ndjerë në darkë një shqetësim të lehtë në 3 muskujt kryesorë pas kofshës, të njohur ndryshe si “harmstring”.

Luiza ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë. Është prej dy javësh në trajtim nga mjekët, por ndërkohë po vazhdojmë stërvitjen intensivisht. Dy ditët e fundit do vendosim në fakt nëse do marrim pjesë apo jo në kampionatin Botëror sepse nga ajo pritet shumë. Nëse ajo s’do jet 100% të formës do jetë e pamundur për të dhënë maksimumin. Kishim pretendime shumë të larta për Botërorin, por nuk është se si kemi akoma,”-u shpreh Stërmasi.

“Luiza do të tentojë deri në momentin e fundit që të jetë gati dhe të garojë. Por, nëse nuk do jetë gati, të paktën gjatë nxemjes, nuk do të rrezikoj ta fus në garë. Por, e keqja është se, edhe po ishte mirë në nxemje, gara është shumë e gjatë dhe muskuli do të reagojë ndryshe. Pra, janë disa gjëra që nuk i parashikojmë dot, por, sidoqoftë, po bëhet çmos për rikuperimin e saj”, – ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi. Në mbrëmjen e 23 gushtit është gara kualifikuese, për të siguruar vendin në finalen e 27 gusht në garën e 3,000 m me pengesa. Edhe gara e atletit tjetër Franko Burraj është e parashikuar gjithashtu më 23 gusht në orën 12:50.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img