Saturday, May 18, 2024

Liga e Kampioneve-Reali mund Napolin 4-2 dhe kualifikohet. Italianëve, i duhet të presinë në ndeshjen e fundit

Lexo

Janë mbyllur të mërkurën në mbrëmje ndeshjet e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve në grupet A, B, C dhe D.

Në mbrëmjen e së mërkurës janë luajtur ndeshjet e 4 grupeve, A, B, C dhe D, të vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kampioneve. Kështu në grupin C në përfundim të një ndeshje spektakolare Reali i Madridit ka mundur 4-2 Napolin, sfidë kjo që u transmetua në RTSH. Të parët që kalojnë në avantazh në fakt janë napolitanët me anë të Simeones, por pa kaluar 1 minutë barazon Reali me një supergol të Rodrigos. Më pas është Bellingam që kalon sërish vendasit në avantazh. Napoli gjen barazimin me Angisa dhe 2-2.

Por skuadra e trajnerit Ançeloti nuk dorëzohet dhe kalon në avanatazh me 19 vjeçarin Niko Paz. Më pas në të 94’ Hozelu shënon edhe golin e katërt për Realin pas një pasimi të saktë të dhënë nga Belingam. Pas kësaj fitoreje Reali i Madridit, tashmë i kualifikuar, kryeson gruipin C me 15 pikë, në vend të dytë ndodhet Napoli me 7 pikë, që duhet të presë ndeshjen e fundit për të prerë biletën për në turin tjetër. Në të tretin Braga me 4 dhe në të katërtin Union Berlin me dy pikë.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Në grupin A, Bajerni i Mynihut, i kualifikuar, barazon 0-0 me Kopenhagen, ndërsa Gallatasaraj– Mançester Junajtid mbyllet 3-3. Në grupin B: Sevija eliminohet nga Liga e Kampioneve pas humbjes 2-3 me PSV. Arsenali i kualifikuar fiton 6-0 me Lens. Në grupin D, Interi dhe Real Sociedad ndodhen në krye të grupit me 11 pikë. Zikaltërit barazuan 3-3 me Benfikën, ndërsa Sociedad barazon 0-0 me Salcburgun.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img