Friday, April 19, 2024

Marash Kumbulla operohet dhe rikthehet në fushë në vitin 2024

Lexo

Një lajm i keq bëhet me dije për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe për skuadrën e Romës. Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit dhe trajneri i skuadrës verdhekuqe, Jose Murinjo e kuptoi që atëherë se sa i rëndë ishte ai dëmtim.

Ai ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë dhe iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte në një klinikë të specializuar në Milano. E sigurtë është që ai nuk do të mund të kthehet në fushë deri në fillim të vitit 2024. Futbollistit do t’i duhen 6-8 muaj pushim për t’u rikuperuar.

Në një reagim zyrtare klubi i Romës bën me dije: “Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”.

Kështu Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e Euro 2024 të Kombëtares që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img