Thursday, May 2, 2024

Marrëveshja mes Manchester United dhe Federatës së Kamerunit, Onana, dy ndeshje në 24 orë!

Lexo

Onana do të luajë dy ndeshje në 24 orë, falë marrëveshjes së arritur mes Manchester United dhe federatës së Kamerunit. Siç dihet, portieri i Djajve të Kuq do të duhet të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës, por fillimisht do të ketë mundësinë të mbrojë portën në Old Trafford në ndeshjen e FA Cup kundër Tottenham.

Arsyeja që shkaktoi këtë situatë është sqaruar nga The Athletic. Manchester United nënshkroime  Onanën nga Interi në një kohë kur vetë lojtari kishte deklaruar se ishte tërhequr nga kombëtarja.

Më pas, Onana u bind nga federata të rikthehej, ku United padyshim që nuk e kundërshtoi këtë vendim, duke arritur një marrëveshje me Kamerunin që do t’i lejojë ta kenë në dispozicion deri në prag të ndeshjes debutuese të Kupës së Kombeve të Afrikës me Guinenë, e planifikuar për 15 janar. Por një ditë më parë, Manchester United do të luajë në FA Cup kundër Tottenham dhe asgjë nuk do t’i ndalojë ata të përdorin Onanën rregullisht që në minutën e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img