Martini, me emocione të shumta në “Loro Boriçi”, por kërkon fitore me Teuten e tij

Lexo

(Video) Besëlidhja-Tërbuni 2-3. Emocione pa fund në derbin verior të Kategorisë së parë(Golat e ndeshjes)

Derbi verior, Besëlidhja-Tërbuni, ishte ndeshja më e bukur e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë...

Shorti-Liga e Kampioneve FF: Vllaznia, Çelsi, PSG, Real Madri, skuadrat e grupit A

Një grup “ferri” është konsideruar ai që i ka afruar përzierja e goglave në shortin e hedhur mesditen e...

Menaxheri i KFF Vllaznia Oliver Matija, sot në Zvicër për hedhjen e shortit të“UEFA Women’s Champions League”-Faza e grupeve

Është thënë vazhdimisht, se suksesi i Vllaznisë në futboll për femra, vjen edhe nga mirëmenaxhimi që presidenti Lazër Matija...

Ka fituar gjithçka me Vllazninë, por nesër Edi Martini do të jetë kundërshtar i kësaj skuadre si timonier i Teutës së Durrësit. Përpos se do të jetë përballë ish skuadrës së tij ku u lind dhe u rrit si futbollist, emocionet shtohen edhe më shumë kur ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili në një farë mënyre i ka akoma të freskëta kujtimet e golave spektakël që “Maradona i Vllaznisë” shënonte për ngjyrat kuqeblu. E megjithatë, profesionalizmi në futboll i kërkon që tashmë në krye të Teutës të luftojë për të marrë rezultatin poziiv. Historia ka treguar se nuk është i pari, por as i fundit që e ka provuar një gjë të tillë, si futbollit dhe si trajner. “Është e disata herë që përballem me Vllazninë si kundërshtar. Këtë radhë emocionet janë edhe më të forta sepse po luajmë ndaj një Vllaznie që kryeson klasifikimin që nga java e parë dhe normalisht është një ndeshje shumë e vështirë, prandaj edhe emocionet janë edhe më të mëdha. Unë i përgëzoj të gjithë te Vllaznia, kanë bërë një punë shumë të mirë, që nuk është pritur, kështu që Vllaznia ka luajtur mirë, ka bërë ndeshje të mira. E kam theksuar edhe më parë, ne hyjmë në fushë për të fituar, cilido qoftë kundërshtari. Normalisht kemi vështirësi, e njohim mjaft mirë ekipin kundërshtar, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre, por do ta tregojë fusha se cili është më i forti”, shprehet Martini për pragndeshjen, Vllaznia-Teuta.
Duke folur për merkaton e skuadrës së tij, Martini thotë se do të ketë ndonjë afrim, por në pamje të përgjithme nuk kanë ndonjë pikë të dobët, të cilën duhet me patjetër ta përmirësojnë. Ndërsa, në lidhje me golat e shënuar nga Teuta, shkodrani i pankikës durrsake, Edi Martini thotë: ”Na mjafton të fitojmë, nuk e kam mendjen te golat. E kam ditur edhe më parë se qendërsulmuesit tanë do të çliroheshin sepse ndodhin situata të tilla, pavarësisht se ne na zgjati pak më shumë seç duhet. Kam besimin e plotë se lojtarët që kam në dispozicion janë të aftë që në momente të vështira të gjejnë veten.”

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -