Abdurrahman Fangaj është lojtari më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit me eksperiencë, që 4 sezonet e fundit ishte pjesë e Egnatias, skuadër me të cilën fitoi të gjitha trofetë kombëtarë. Fangaj bashkohet me Tetovën në Durrës.
“KF Teuta prezanton afrimin e parë të merkatos. Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin defensiv”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Drejtuesit e klubit durrsak kanë një projekt ambicioz dhe pritet që të ketë shumë zhvillime në këtë sesion të merkatos.


