(VIDEO) PËRGATITJET PËR UEFA EURO U-21 2027, NISIN PUNIMET NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Albania”, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, ku Shqipëria është një nga dy vendet organizatatore.

Ndërhyrja parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e infrastrukturës sportive në vend dhe garantimin e kushteve optimale për organizimin e aktiviteteve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit të stadiumit kombëtar do të sigurojë një cilësi edhe më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse dhe një eksperiencë më të mirë për tifozët.

Mikpritja e UEFA EURO U-21 2027 përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, FSHF po vijon punën për plotësimin e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.

Punimet në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohen sipas planit të parashikuar, me synimin që impianti të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur ndeshjet e këtij kompeticioni prestigjioz europian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img