Burreli ka realizuar një transferim të rëndësishëm në këtë fazë të merkatos, duke përforcuar repartin defensiv.
Kristi Jaku është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës së Burrelit,duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Mbrojtësi i majtë prej disa ditësh është bashkuar me ekipin dhe ka nisur përgatitjet së bashku me pjesën tjetër të grupit.
Jaku është prodhim i Akademisë së Shkëndijës së Tiranës ku në fillimet e tij është aktivizuar me ekipet U17 dhe U19 të saj, ndërsa ka luajtur me Teutën U21 dhe gjithashtu me Besëlidhjen.
Mbrojtësi Jaku në karrierën e tij numëron 51 ndeshje në total dhe ka realizuar tre gola.
Burreli ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një lojtarë 26 vjeçar i cili e njeh mjaftë mirë Kategorinë e Parë ku me skuadrën e Besëlidhjes është aktivizuar në 45 ndeshje.
Fatos LAMAJ



