Monday, November 25, 2024

Merkato/E mbyllur-Bruno Telushi i përket Vllaznisë

Lexo

Më në fund marrin fund hamendësimet në lidhje me destinacionin e ri të Bruno Telushit. Për vlonjatin, që përpos Flamurtarit ka bërë karrierë edhe tek Partizani dhe Kukësi në kampionatin shqiptar, për të vijuar më pas edhe në futbollin, kroat deri edhe në Azerbajxhan, destinacioni për sezonin e ri futbollistik, 2020-2021, është Vllaznia.

Në fakt, për veshjen kuqeblu të Telushit u fol shumë edhe disa muaj më herët, por edhe pse ishte arritur marrëveshja në fjalë, për arsye nga më të ndryshme, objektive dhe subjective, transferimi në Shkodër nuk u realizua.

Falë nivelit dhe përvojës që gëzon si futbollist, për Telushin ka pasur jo pak interesime për ta bërë të vetin, por, ng burime shumë të besueshme pranë futbollistit, por që e konfirmojnë edhe vetë Telushi dhe drejtuesit më të lartë të Vllaznisë, prej ditës së sotme ai mund dhe duhet të quhet futbollist i Vllaznisë.

Bisedimet mes Telushit dhe menaxherit të tij nga ana tjetër, si dhe sponsorit Alban Xhaferi me kolegët e tij të stafit kuqeblu nga ana tjetër, janë mbyllur duke i shtrënguar duart njëri tjetrit. Tashmë, nuk ka mbetur asgjë tjetër, vetëm komunikata zyrtare KF Vllaznia, e cila ashtu si edhe për futbolistët e tjerë, pritet të konfirmojë publikisht blerjen më të re të Vllaznisë në këtë prag sezoni 2020-21.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img