Sunday, May 19, 2024

Merkato-Nisin lëvizjet në kampin kuqeblublu. Lorik Boshnjaku i FC Prishtina, firmos për Vllazninë

Lexo

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Vllaznia ka filluar me lëvizjet e saj në merkaton e verës, ku paraditja e sotme ka zyrtarizuar blerjen e parë të sezonit. Dhe, e ka nisur me një futbollist të ardhur nga kryeqyteti kosovar, Prishtinë.

Bëhet fjalë për Lorik Boshnjaku, një njohje kjo jo e largët për trajnerin Mirel Josa, me të cilin ka bashkëpunuar në kohën kur drejtonte FC Prishtinën në kampionaitn e Superligës së Kosovës.

Prezantimi i mesfushorit Boshnjaku është bërë nga vetë presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, i cili me këtë rast ka paralajmëruar edhe lëvizje të tjera në ditën në vazhdim.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img