Monday, May 6, 2024

(Video) Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, Medalje e Artë në Maltë. Dy të Bronzta edhe për Muhamet Çengelin dhe Durion Idrizajn

Lexo

Atletika shkodrane vazhdon të korrë suksese, jo vetëm në garat kombëtare ku është kampione absolute prej 14 vitesh radhazi, por arritjet pozitive nuk mungojnë edhe në garat ndërkombëtare. I tillë ishte edhe aktiviteti i zhvilluar një ditë më parë në Maltë i quajtur Championship of the Small States of Europe- Kampionatin Europian te Shteteve te Vogla ku nga katër atletët shkodranë që përfaqëuan Shqipërinë duke konkuruar mes 16 shteteve pjesëmarrëse, fituan tre medalje, një të artë dhe dy të brozta.

Ashtu si edhe herët e tjera, figurën më të mirë sportive e ka bërë Franko Burraj, i cili duke konkuruar në garën e tij të preferuar, vrapiumin 400 metra barazoj rekordin kombëtar që mbahej po nga ai dhe përmirësoi rekordin e aktivitetit që mbahej po nga ai me kohën 46.48.

Një rezultat ky që shpreh padyshim formën e mirë sportive që po kalon ky sportist, i cili falë edhe punës këmbëngulëse dhe profesionale që kryen me të trajneri Bruno Rrotani, së bashku me dy atletët e mirënjohur, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, renditet mes tre më të mirëve të atletikës shqiptare.

Fitimi i medaljes së artë nga Franko Burraj, ka bërë që në gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes në Maltë të valtitet flamuri shiptar së bashku me interpretimin e himnit kombëtar të Shqipërisë.

Ndonëse, jo me medalje të arta, sukseset e atletëve shkodranë kanë vijuar edhe me Muhamet Çengelin në garën e Kërcimit së Gjati me distancën 7.56 metra, me vetëm 1 cm larg vendit të dytë, si dhe Durion Idrizaj në garën e vrapimit 110 metra me pengesa. Sportistë këto që sterviten nga trajnerët Albert Marashi dhe Dorian Tafa, ndërkohë që figurë të mirë sportive ka bërë edhe kërcyesi tjetër i Vllaznise Endri Rakaj, i cili me distancën 7.31 metra nuk u fut në zonën e medaljeve duke u mjaftuar me vendin e pestë.

Gaspër MARKU

(Video: Gara e Franko Burrajt-400 m në Maltë, si dhe ceremonia e dorëzimit të medaljes së artë-himni kombëtar shqiptar)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img