Partizani ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të krahut, Altin Aliu, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1. Do i bashkohet skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi anësor nga Gjilani i bashkohet të kuqve pas sezonit të suksesshëm me nënkampionët e Malishevës, skuadër me të cilën realizoi 8 gola dhe dhuroj 3 asiste. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1. Partizani do të shënojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin tonë. Aliu do ti bashkohet sot skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu”, citohet në njoftimin zyrtar të FK Partizani.


