Dy fitore dhe një humbje, është bilanci i Kombëtares së Shqipërisë në basketboll për meshkuj U18 në Turneun Ndërkombëtar FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C që po zhvillohet në pallatin e sporteve ctë Shkodrës me pjesëmarrjen e tetë ekipeve konkuruese: Shqipëria, Andorra, Armenia, Gjibraltari, Kosova, Malta, Moldavia, San Marino.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri durrsak Besim Dervishaj e nisen Europianin me një fitore bindëse treshifrore ndaj kombëtares së San Marinos me rezultatin 67-111.
U ndalen në ndeshjen e dytë nga Malta dhe shpërthyen sërish në të tretën ndaj Moldavisë me fitoren e thellë 76 me 54, ndeshje ko e komanduar që në minuta e parë deri në fund nga kuqezinjtë.
Me grupin që ka në dispozicion, trajneri Dervishaj, është optimist për të ecur më tej, por ndër të tjera pranon se kjo kategori moshe ka oshilacionet e veta, që do të thotë se edhe mund të shkohet më lart, ose edhe mund ta mbyllin këtu ku janë.
Duke folur në aspektin personal, Dervishaj që është mes Kombëtares dhe Teutës në kampionatin shqiptar, shprehet i kënaqur që karriren e tij sportive si trajner ia ka kushtuar moshave duke qënë fitues i shumë trofeve me ekipet e durrsake, Teuta.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Kombëtares së Basketbollit U18 për meshkuj, Besim Dervishaj si dhe pamje nga ndeshja Shqipëri-Moldavi 76-54, mund t’i ndiqni në kanalin tonë Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


