Monday, May 6, 2024

Turneu Ballkanik i gazetarëve “Pro Beach Soccer”-Ekipi i Shkodrës fiton trofeun, Gledis Lloshi, shpallet golashënuesi më i mirë i aktivitetit

Lexo

Ekipi i gazetarëve të Shkodrës nuk është fitues vetem në sektorin mediatik, por edhe më gjërë. Falë traditës së kahershme që grupi i gazetarëve shkodranë merr pjesë në aktivitetet sportive, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, këtë fundjavë ka regjistruar suksesin e radhës.

Të ftuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Turneun Ballkanik, “Pro Beach Soccer”, i zhvilluar mes gazetarëve sportiv të Ballkanit për futbollin në rërë, ekipi i gazetarëve të Shkodrës spikati si më i miri i krejt aktivitetit.

Gjergj Kola, Admir Uruçi, Bepin Kolvata, Senad Nikshiqi, Klodian Zhivani, Gjon Gjeka, Gledis Lloshi, Maringlen Zhivani, kanë qënë të papërmbajtshëm në fushën e lojës, teksa që në ballafaqimin e parë ndaj ekipit të gazetarëve sportiv të Maqedonisë së Veriut kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 11-1.

Në krahun tjetër në gjysëmfinalen, Bosnja-Mali i Zi, gazetarët sportiv boshnjak u treguan më superior se sa ato vendas duke dalë fitues të ndeshjes dhe njëkohësisht duke u kualifikuar në finale me ekipin e Shkodrës.

Një finale kjo, gazetarët e Shkodrës me ato të Bosnjës që u zhvillua me një luftë të fortë sportive, ku bukurinë këtij ballafaqimi ia dhanë edhe duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozërisë së shumtë që ndoqi nga afër aktivitetin në fjalë, mes të cilëve edhe shumë turistë të huaj, që duke parë cilësinë dhe spektaklin e dhuruar në fushën e lojës nga gazetarët shkodran, bënë tifo për to.

3 me 0 në favor të gazetarëve shkodranë përfundon kjo finale duke shpallur kampion ekipin e gazetarëve të Shkodrës. Një sukses ky që vjen pas fitimit edhe të Turneve të tjerë të mëparshëm, në Tiranë, Kukës dhe Kosovë, që tregon se gazetarët sportivë shkodranë, janë kampionë, jo vetëm të penës, por edhe të fushës së lojës.

Në ceremoninë e mbylljes së krejt aktivitetit, kapiteni i ekipit të gazetarëve të Shkodrës, Admir Uruçi, mori në dorëzim trofeun e Turneut Ballkanik të gazetarëve sportivë. Ndërkohë, që përpos trofeut ekipor, Shkodra mori edhe një trofe tjetër, atë të golashënuesit më të mirë, që ishte për Gledis Lloshin, i cili krahas aktivitetit të tij të njohur si volejbollist, gjen kohë të jetë shumë aktiv edhe në analizat sportive pranë mediave lokale të Shkodrës.

Turneun Ndërkombëtar Ballkanik, “Pro Beach Soccer”, i dyti për nga radha, e përshëndetën Gëzim Hajdinaga, Drejtor i Turizmit në Malin e Zi që është edhe iniciatori dhe organizatori kryesor i aktivitetit, Omer Bajraktari, Kryetar i Komunës Ulqin, dhe Artan Muhaxhiri Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Kosovë, të cilët krahas dorëzimit të medaljeve dhe kupës përkatëse për ekipin e gazetarëve shkodranë, akorduan edhe një diplomë për trajnerin e ekipit të gazetarëve sportiv të Shkodrës, Gaspër Marku.

Menjëherë pas kthimit nga Ulqini, ekipi i gazetarëve sportiv shkodran ka nisur përgatitjet për një Turneu po kaq të rëndësishëm Ndërkombëtar që pritet të zhvillohet në Plazhin e Velipojës, ku sërishmi, objektivi është për fitimin e trofeut kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img