Tuesday, May 14, 2024

Merkato-Rejan Alivoda, pranë transferimit në Ligën e parë franceze

Lexo

Rejan Alivoda, 19 vjeçari i talentuar i Vllaznisë, është fare pranë transferimit në Ligën e parë franceze. Paraqitja e tejet e mirë në formacionin e kuqebluve ka bërë që vemendja ndaj këtij futbollisti të jetë e madhe për një transferim të mundshëm në kampionatet e huaja europiane, por edhe në ekipet elitë të Superiores së futbollit shqiptar.

Për këtë të fundit, kampionatin shqiptar, edhe pse ka pasur reagime dhe ngacmime jo të pakta në drejtim të klubit kuqeblu, drejtuesit e KF Vllaznia nuk qënë aspak dakord për një gjë të tillë. Kjo, ndër të tjera, pavarësisht se shifrat mund të jenë joshëse, pista për Shqipërinë është hedhur kategorikisht poshtë. Ndër të tjera, arsyeja kryesore e mbylljes së pistës shqiptare ka të bëjë me atë që kundërshtarët e Vllaznisë për titullin kampion të mos përforcohen me futbollistin e tyre.

Kështu që, në skenë kanë dalë ofertat për jashtë vendit, dhe burimet më të fundit bëjnë të ditur që Alivoda mund të transferohet në Ligën e parë franceze. Një gjë e tillë është biseduar një ditë më parë në takimin e realizuar në Paris mes Presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi me dy menaxherët e njohur, vëllezërit, Edvin dhe Sokol Murati.

Veriu Sport, ishte i pranishëm në Francë për ndeshjen e futbollit të femrave për fazën e grupeve të Champions League, PSG-Vllaznia dhe konstatoi takimin mes palëve të realizuar në mjediset e stadiumit ”Jean Bouin” të Parisit, në pushimin e ndeshjes, ku ato ishin duke ndjekur sfidën në fjalë.

Në një prononcim të shkurtër për portalin tonë, të dy palët, si zoti Xhaferi dhe vëllezërit menaxherë të njohur të futbollit, Edvin dhe Sokol Murati, pranuan se krahas diskutimit për të përforcuar Vllazninë ne merkaton e janarit, ato kanë pasur edhe një bisede shumë serioze për transferimin e talentit shkodran, Rejan Alivoda në Ligën e parë të futbollit farncez.

Nëse, një gjë e tillë arrin të realizohet me sukses, duhet thënë se ky është hapi i parë serioz për sektorin e marketingut të KF Vllaznia duke filluar të vihet në jetë ajo që është thënë me kohë. Aktivizimi, afirmimi, publiciteti ndaj talenteve të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe shitja në tregun europian. Rasti Alivoda është testi i parë produktiv në këtë projekt të klubit Vllaznia, të cilin në fakt, deri më tani, klubi bardheblu, Tirana e ka realizuar në mënyrën më të mirë me kalimin disa talenteve të saj në ekipet e huaja duke shtuar financën në arkën e klubit të tyre.

Nga bëhet e ditur, paralelisht me transferimin e mundshëm të Alivodës në futbollin francez, për periudhën në vazhdim, vemendja e sektorit teknik të KF Vllaznia do të jetë shumë e madhe në promovimin edhe të talenteve të tjerë që aktualisht janë pranë skuadrës së parë, por edhe për ato që për momentin po spikasin në kampionatet e moshave, pranë Vllaznisë U-19 dhe U-17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img