Saturday, April 20, 2024

Merkato-Shkodrani Elmir Lekaj firmos në Kosovë

Lexo

Ndërkohë që Vllaznia është në tratativa me disa futbollistë cilësorë për t’i bërë pjesë së skuadrës kuqeblu në merkaton e Janarit, pasditen e sotme ka ardhur zyrtarizimi i largimit të një futbollisti nga gjiri i skuadrës. Bëhet fjalë për mbrojtësin, Elmir Lekaj, lajmin e të cilit për largimin nga Vllaznia dhe firmosjen e tij në Kosovë, e bën të ditur vete ai përmes postimit në rrjetin social FB.

“Nga Janari do të jem pjesë e Klubit të Futbollit Arbëria në Superligën e Kosovës. Dua të falenderoj drejtuesit dhe stafin e Klubit Vllaznia që pranuan dëshirën time të transferohem. Falenderoj drejtuesit e Klubit Arbëria për besimin që kanë ndaj meje dhe do ua shpërblej! Falenderoj menaxheret @fernandez_dgr8test @majesticmanagement_company dhe @jakup_betuzi dhe @kosovo.sportmanagement që bënë të mundur transferimin! #forca#stuhiaekuqe”, shkruan Lekaj në profilin e tij FB.

Lekaj, një futbollist i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, konsiderohet një nga të rinjtë e perspektivës së futbollit shkodran. Ai luan kryesisht në krahun e djathtë të repartit të mbrojtjes dhe gjatë këtij sezoni ka pasur hapësira të pakta aktivizimi. Krahas kapitenit Gurishta që luan në atë pozicion, po për krahun e djathtë të prapavijës Vllaznia ka firmosuar edhe me Fangajn që vjen nga Laçi, një tjetër emër potent që i shtohet krahut të djathtë, çka duket se është edhe arsyeja krysore që Lekaj, për të pasur më tepër minuta në këmbët e tij si titullar, ka zgjedhur të vijojë karrieren e tij në futbollin kosovar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img