Tuesday, November 5, 2024

Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare trajneri i madh i mundjes, profesor Ylli Agolli, respekt dhe detikime nga ish sportistët e tij!

Lexo

Sporti shqiptar në përgjithësi dhe veçanarisht ai i mundjes, të cilit i shërbeu gjithë jetën e tij, ka humbur sot ish kampionin si individë dhe si trajner, profesorin e nderuar të shumë brezave të mundjes, Ylli Agolli.

Lajmin e hidhur që vjen nga Amerika, Queens New York, ku jetonte me familjen e tij i ndjeri Ylli Agolli, e bën të ditur ish sportisti i tij kampion Rexhep Leka. I prekur thellë shpirtërisht për humbjen e profesorit të tij, si dhe të një brezi të talentuar kampionësh të këtij sporti burrëror, Rexhep Leka, apo “Kepi” siç njihej në tapetin e mundjes, nuk nguron ta ndajw me miqtw e tij në rrjetin social FB duke evidentuar disa nga vlerat që e karakterizonin trajnerin, profesorin dhe prindin e dytë të tyre, Ylli Agolli.

“Për Profesorin tonë të madh që u ngjit lart në qiell !!!! Y L L I  A G O L L I

Sot pushojë së rrahuri zemra Trajnerit tonë, njeriut që ngriti dhe diti të drejtojë nga hiçi ekipin e ” STUDENTIT ” duke e ngjitur në majat e saj, ekipin e Tiranës (17 Nentorin) si dhe kontributet e çmuara në drejtimin e ekipit Kombëtar për mundjen si dhe sportet e tjera të rënda. Profesor Ylli Agolli iu kushtua me shpirt dhe zemër sportit të Mundjes. Falë aftësive teorike praktike arriti ta ngrejë mundjen Shqiptare në nivele të tilla ndërkombëtare. Mundëesat kampionë të stervitur nga Profesor Ylli janë të panumërt, si Kadri Nuriu, Xhelil Cibaku, Koçi Koçibelli, Nikoll Grimaj, Fidel Ylli, Dashamir Petrela, Përparim Bardhi, ………. dhe shumë të tjerë (të më falin që nuk arrij ti përmend të gjithë) që në drejtimin dhe stervitjen e Profesor Yllit arritën të bëhen, jo vetem Kampionë në sport, por edhe Kampionë në jetë.

Një ndër këta spotistë jam edhe unë, që siç e kam thënë shpesh, jam produkt i Profesor Yllit. Ne, nuk mësuam thjesht mënyrën se si të bëhemi Kampionë, por edhe mënyrën se si ne ta përkthenim këtë përvojë në jeten tonë të përditëshme, dhe personalisht mund të them, unë por edhe të tjerë shokë të mi se si të vendosnim të zgjidhnim shumë situata në jetë dhe në sport falë anës Psikologjike, të cilën Profesori kultivoi tek ne.

Sot ti i nderuar Profesori i jonë u ngjite lart në qiell duke i lënë një zbrastësi familjes biologjike, vajzave – djalit – Bardhes, si dhe familjes tonë të sportit. Mendoj, që i dashuri ynë Profesor Ylli, iken nga kjo botë i plotësuar, pasi i dhe kësaj bote në përgjithësi dhe sportit në veçanti një kontribut me vlerë. Një ditë do të ikim të gjithë nga kjo botë dhe besoj se do të takohemi një ditë në përjetësi. Ngushëllojmë me këtë rast familjen dhe të afërmit. Të qoftë dheu i lehtë!”, shkruan për ish trajnerin e tij Ylli Agolli, ish kampioni Rexhep Leka, duke cilësuar se janë fjalë të ndjera nga sportistët kampionë, Kadri Nuriu dhe Kep Leka, ndërkohë që ofron e dhe foton e ekipit kampion i Tironës, ku në mes, me tuta blu është Profesor Ylli Agolli.

Me keqardhje të madhe e priti lajmin e ndarjes nga jeta të trajnerit Ylli Agolli, edhe një ish kampion tjetër i mundjes klasike dhe më pas edhe trajner kampion, Nikoll Grimaj, i cili nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton së bashku me familjen e tij, shpreh ngushëllimin e tij për këtë humbje të madhe të sportit shqiptar në përgjithësi, dhe veçanarisht të sportit të mundjes, që Agolli aq shumë i shërbeu. “Po më vjen shumë keq. E kisha një mik dhe një trajner të madh. Unë ruaj çdo gjë pozitive për atë njeri. Ngushëllimet më të sinqerta familjes “Agolli” për humbjen e njeriut të tyre të afërt. Pastë tokën e lehtë të vendlindjes!”, shkruan ish kampioni Nikoll Grimaj për ish trajnerin e tij, Ylli Agolli, duke risjellë në vemendje foton që ka pozuar me profesorin pas fitimit të titullit kampion, një kujtim shumë të bukur që thotë se e ruan me shumë dashuri në respekt të trajnerit dhe profesorit të tij.

Një tjetër ish kampion i mundjes klasike, Xhelil Cibaku, sportist i professor Ylli Agollit, i cili mban edhe postin e kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare, pasi shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së profesorit të tyre, nënvizon disa nga kontributet dhe nderimet që i janë bërë në vite figurës sportive të Ylli Agollit.

“Ylli Agolli, “Profesor”, “Trainer i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Nderi i mundjes Shqiptare”, Trajner i Ekipit Kombëtar të Mundjes, Trainer i Ekipit Studenti, 17 Nentori, Shef i Kadedres së Ngritjes së Peshave dhe Mundjes në IKF “Vojo Kushi” dhe Sekretar i Federatës Shqiptare të Mundjes. Profesori ka kontribute të shquara në zhvillimin e mundjes Shqiptare dhe ka qënë trajner i shumë mundësve të shquar në arenen kombëtare dhe ndërkombëtare. Komuniteti i Mundjes humbi profesorin dhe një ndër trajneret më të shquar. I pa harruar kujtimi për prof. Ylli Agollin! Ngushëllime familjes, miqve, të afërmve, kolegëve, ish sportistëve dhe studentëve të tij. Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes, për ndarjen nga jeta të, njeriut të tyre të dashur, Prof. Ylli Agollit.”, shkruan ish kampioni i mundjes, Xhelil Cibaku, sot në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img