Sunday, July 20, 2025

Vllaznia-FC Petrolul (ROM), sot ora 17:00, miqësorja e fundit e kuqebluve në tokën sllovene, nesër kthimi në Shkodër

Lexo

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, Vllaznia ka të programuar të luajë sot ndeshjen e radhës miqësore në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të Konference Ligë.

Përballë do të ketë skuadrën rumune FC Petrolul, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin Rogl të Sllovenisë duke filluar nga ora 17:00..

Kuqeblutë vijnë në miqësoren e sotme, një ditë pas asaj të luajtur me ekipin Olimpija Ljubjana, ku u munden me rezultatin e thellë 4 me 0, ndërkohë që më herët, ka fituar 1-0 ndaj UTA ARAD 1-0 të Polonisë, si dhe është mundur 5-3 nga FC Koper.

Sot, është dita e fundit e qëndrimit të kuqebluve në kampingun slloven Maribor, ndërkohë që nesër, skuadra kthehet në Shkodër për të vijuar përgatitjet për sfidën zyrtare të datës 10 korrik për Konferencë Ligë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img