Thursday, March 28, 2024

(Intervista) Merkato-Kosovarja Krasniqi, e kënaqur me veshjen kuqeblu, premton gola dhe fitore me Vllazninë

Lexo

Në listën prej shtatë futbollisteve që u bënë pjesë e Vllaznisë në merkaton e prapjesëmarrjes europiane është edhe futbollistja kosovare, Qëndresa Krasniqi. Një futbolliste, e cila ashtu si ka edhe emrin, është mjaft e qëndrueshme, energjike dhe rezultative në fushën e lojës, veti këto që ajo iu shprehë më së miri edhe si titullare e ekipit kombëtar kuqezi. Pas marrjes në dorëzim të uniformës kuqeblu të Vllaznisë, Krasniqi do të shprehej shumë e kënaqur që bëhet pjesë e këtij klubi me traditë në futbollin e femrave.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit të Vllaznisë. Falenderoj shumë presidentin dhe trajnerët, të gjitha lojtaret e ekipit për pritjen që më kanë bërë. Me të vërtetë jam shumë e befasuar me këtë pritje që më kanë bërë. Jemi duke u përgatitur shumë mirë dhe shpresoj që do të arrijmë suksese me garat në Champions League. Besoj se me punën, disiplinën dhe të gjitha gjërat që kemi bërë gjatë kësaj kohe mendoj se do ja arrijmë qëllimit të kemi suksese. Do të jap maksimumin për të shënuar, por edhe për të dhënë asiste për shoqet e mia te ekipit, e rëndësishme është të shënojmë e të fitojmë. Me cilësinë dhe përvojën tashmë shumë të psur në konkurimet europiane, besoj shumë se do t’ia dalim me sukses për të kaluar turin”, u shpreh gjatë prononcimit të saj për mediat, shqiptarja nga Kosova, Qëndresa Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img