Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 4 dhe 7 qershor në transfertë, në kompleksin “National Football Base”.
Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Tafaj, skuadra kuqezi do të nisë grumbullimin të hënën direkt në Bullgari, aty ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në kuadër të këtyre dy sfidave miqësore.
Stafi teknik ka bërë publike edhe listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. Shtatë lojtarë aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë me klube dhe akademi jashtë vendit, në kampionate europiane.
Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar dhe vlerësuar gjendjen e grupit, si edhe për të vijuar përgatitjet në prag të raundit të ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Bullgari vs Shqipëri
4 qershor, 18:00, “National Football Base”
Bullgari vs Shqipëri
7 qershor, 10:30, “National Football Base”


