Sunday, May 19, 2024

Miqësorja, Shqipëri-Gjeorgji, njihuni me çmimet e biletave

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen miqësore Shqipëri – Gjeorgji, e cila të martën në ora 18:00 do të luhet në Arenën Kombëtare dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Çmimet variojnë nga 500 lekë të rinj në 12.000 lekë të rinj, çfarë në këtë kohë krize ekonomike mund të jenë përsëri të larta për xhepat e shqiptarëve.

Kështu tribuna qendrore, apo ajo VIP, Ë103 dhe Ë105 është 12.000 lekë të rinj. Në shumë 8000 lekë të rinj janë pjesët e tjera të tribunës qendrore, më saktë Ë101, Ë102, Ë106, Ë107. Në shumë 1000 lekë të rinj do të jenë tribunat E101, E109, N106, S101, kurse 1500 lekë të rinj E102, E103, E107, E108. Ndërkohë tribuna E104, E105 dhe E106, që pjesa përballë tribunës qendrore është 2000 lekë të rinj.

Dhe më minimalet, apo 500 lekë të rinj, janë tribunat S102, S103, S104 dhe N101, N102, N104, N105. Këto janë çmimet e shpallura nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa interesi duket se nuk është në nivelin maksimal, ndoshta nisur dhe nga kundërshtari që Shqipëria ka përballë të martën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img