Wednesday, May 8, 2024

Formula 1-Verstapen triumfon në Arabinë Saudite

Lexo

Max Verstapen triumfon në çmimin e madh të Arabisë Saudite, ndalesa e dytë e sezonit 2022. Kampioni në fuqi i botës ia doli të sigurojë suksesin tre xhiro përpara fundit, falë një parakalimi spektakolar në dëm të pilotit të Ferrarit, Leklerk, duke i mohuar fitoren e dytë radhazi rivalit nga Monako.

Ky i fundit mori kryesimin e garës pas xhiros së 16 pas ndërhyrjes së makinës së sigurisë për shkak të aksidentit që pësoi makina Williams e Nikolas Latifi, por nuk mundi dot të prekë finishin i pari.

Podiumi u kompletua nga Karlos Sainz që u rendit i treti, ndërsa pas tij Sergio Peres, i cili nuk shfrytëzoi dot nisjen nga vendi i parë.

Tjetër zhgënjim për Leëis Hmilton që pavarësisht një gare në tërësi pozitive me gomat e forta, në fund e pa veten në pozicionin e 10, ndërsa piloti tjeter i Mercedes, George Russell u rendit i 5.

Pas dy garave të para të këtij Botërori renditja kryesohet nga dy pilotët e Ferrarit Leklerk ne vendin e pare me 45 pikë, dhe Sainz i dyti me 33, ndjekur nga piloti i Red Bull, Verstapen i treti me 25 pikë.

Renditja dhe paraqitja e Ferrarit në këtë start kampionati, ka ndezur shpresat tek të gjithë tifozët e kokëkuqes, e kundërta po ndodh me Mercedes qe po përjetojnë startin më të dobët në 7 sezonet e fundit.

Klasifikimi final

Verstappen (Red Bull)

Leclerc (Ferrari)

Sainz (Ferrari)

Perez (Red Bull)

Russell (Mercedes)

Ocon (Alpine)

Norris (McLaren)

Gasly (AlphaTauri)

Magnussen (Haas)

Hamilton (Mercedes)

Zhou (Alfa Romeo)

Hulkenberg (Aston Martin)

Stroll (Aston Martin)

U tërhoqën

Albon (Williams)

Bottas (Alfa Romeo)

Alonso (Alpine)

Ricciardo (McLaren)

Latifi (Williams)

Nuk u nisën

Tsunoda (AlphaTauri)

Schumacher (Haas)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img