Friday, March 29, 2024

Mirel Josa, në ndeshjen kundër rumunëve, besoj, guxoj, por edhe gaboj…Opinion nga Fatmir Lugji-Ish futbollist i Vllaznisë

Lexo

Mirel Josa, në ndeshjen kundër rumunëve, besoj, guxoj, por edhe gaboj. Ta besoja se ishte “eksperimentim” do ishte fyerja e përçmimi më i madh që mund t’i behet  Vllaznise, Shkodrës, tifozërisë dhe objektivave  për ndeshjen e Europës  dhe superiores shqiptare.

Tranjeri Josa dhe stafi teknik e sportiv  i Vllaznisë  kanë patur shansin dhe kushtet optimale që Klubi Vllaznia ju ka krijuar, qoftë për merkaton dhe rikrijimin e tij, qoftë për  kushtet fantastike për një përgaditje fizike, taktike, shoqërizuese e psikologjike të lojtarëve në veçanti dhe ekipit në tërësi. Ndeshjet miqësore në Austri kanë qënë testi më fatlum që ekipi të formalizohet, që repartet të konsolidohen dhe të gjitha skemat teknike e taktike të ekserimentohen, që lojtarat t’i zbatojna nga ndeshje na ndeshje.

Barazimi na ndeshjen e para ma ban ta besoj se në ndeshjen e dytë në Rumani, dy ekipet do ta fillojnë ndeshjen si të barabartë, por,  por   një diçka është e vertetë se ekipi dhe stafi kundërshtar ka akumuluar një stres psikologjik për çdo gjë që perjetuan në Shkodër.

Stafi teknik i Vllaznisë duhet ta futë në “Skaner” ndeshjen e parë duke analizuar profesionalisht çdo lojtar dhe detaj të ndeshjes, që nga portieri(me të mirat dhe gabimet), e deri tek lojtari i fundit i stolit.

Mendoj, se Vllaznia ka shanse, ka shprese, ka forcë, ka moral e besim të triumfojë.  Vllaznia, ka edhe shansin e Arte (që stafi teknik duhet ta ketë kuptuar) se ekipi rumun nuk kishte stol solit dhe kishte një portier shumë emocional, ku shprehte frikë dhe pasiguri.

Sidoqoftë, teknikes e taktikes së lojtarëve rumun në Shkodër duhet ti përgjigjemi  me një mbulim të rreptë të kundërshtarit, dhe mos krijimin e hapësirave e koridoreve, e sidomos brenda 16-tëshes.

Çdo rezultat i ndeshjes së dytë, Mirel Josa dhe stafi teknik i dedikohet suksesi i kualifikimit apo ndërpreja e garës.

Fatmir Lugji-Ish futbollist(Psikolog)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img