Mirel Josa, nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi kuqeblu ndërpret bashkëpunimin me teknikun kryeqytetas. Drejtimin e skuadrës e merr dyshja Miloti-Sinani

Humbja e sotme në Laç i ka kushtuar pankinën trajnerit Mirel Josa. Nisur edhe nga disa rezultate jo pozitive të javëve të fundit, që e zbriten Vllazninë në zbresë në renditje duke rrezikuar seriozisht, jo vetem objektivin e titullit kampion, por edhe të zonës Europiane, ka bërë që drejtuesit e klubit kuqeblu të vendosin ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun kryeqytetas. Nga sa bëhet e ditur, drejtimi i skuadrës i është besuar drejtorit sportiv, Auron Miloti dhe zv.trajnerit, Vioresin Sinani, ndërkohë që në vazhdimësi mund të ketë ndoshta emër tjetër për trajnerin e ri të Vllaznisë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!

Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, thuhet në komunikatën zyrtare që klubi kuqeblu ka shpërndarë pak minuta më parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu