Shqipëria do të sfidojë Poloninë në “Air Albania”, në orën 20:45. Momenti po afron, numërimi mbrapsht ka nisur dhe tifozët e Kombëtarës kanë filluar të grumbullohen.
Tifozët kanë nisur të mbushin rrugët e Tiranës dhe nuk mungojnë këngët, flamujt dhe atmosfera. Ndërkohë që Policia po vëzhgon situatën me kujdes dhe është e pranishme në vendet ku ka grumbuj tifozësh.