Saturday, July 27, 2024

Zbardhet formacioni i kuqezinjve, ndryshime nga sfida me Çekinë

Lexo

Kombëtarja shqiptare do të luaj një sfidë të vërtetë përballë Polonisë, sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë presin polakët për një finale të parakohshme që do të ketë një peshë shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2024.

Përgatitjet janë mbyllur të gjitha dhe skuadrat janë gati për fërshëllimën e parë, njëjtë si edhe tifozët të cilët kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit, i cili do të jetë plot e përplot.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur edhe formacionin titullar për këtë sfidë.

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Cikalleshi, Uzuni; Trajner: Sylvinho

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img