Thursday, May 2, 2024

Humbja me Skënderbeun, Devolli: Ndeshja më e mirë e Kukësit, mendjen e kemi te Kupa

Lexo

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas humbjes me Skënderbeun në shtëpi.

Pavarësisht humbjes, Devolli deklaroi se ishte ndeshja më e mirë që kur drejton verilindorët.

Sipas tij, mendja dhe zemra është te Kupa në mesjavë ndaj Tiranës, aty ku luhet sezoni.

Normal që ndjejmë keqardhje dhe zhgënjim pasi mund të kishim një shpresë të vogël te kampionati, por jam i kënaqur prapë. Mendoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë që kur kam ardhur te Kukësi, sidomos në pjesën e parë. Kemi rrezikuar ashtu siç punojmë, por edhe me goditje standarde. Kemi pasur fatin e keq te sistemi VAR-i, pasi i kemi episodet kundra.

Mendjen e kemi te ndeshja e të mërkurës. Ndërrimet ishin për të rifreskuar lojtarët. Përgatitemi për ndeshjen e Kupës pasi është fati i një sezoni. Mendjen dhe zemrën e kemi aty.

Kjo s’do ndikojë në Kupë, mezi po e presim ndeshjen si unë dhe çunat pasi e di që do nxjerrin luanin që kanë përbrenda. Sigurisht që kemi një luan. Përderisa merremi me këtë punë sigurisht që besojmë te stafi dhe puna e djemve. Do punojmë akoma më mirë për aksionet, goditjet standarde, kam besim si asnjëherë tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img