Kuqeblutë të stresuar, nuk ka konferencë shtypi as në pragndeshjen Vllaznia-Bylis

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Java e 24-tërt e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar hapet me dy takimet e ditës së premte, Vllaznia-Bylis dhe Kukësi-Apolonia, të cilat do të pasohen të shtunën me tre duelet e tjera, derbin kryeqytetas Tirana-Partizani, Skenderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti.

Sa i përket sfidës së parë që starton në “Loro Boriçi” duke filluar në 13:00, në kampin kuqeblu dallohet një farë stresimi, gjë që vjen pas luhatjeve të ndeshjeve të fundit ku edhe rezultatet nuk kanë qënë ato të duhurat duke bërë që diferenca në kryesim që ishte në 9 pikë të ngushtohet në vetëm në 1 pikë.

Është kjo arsyeja, që Vllaznia për të dytën javë me radhë nuk del në konferencë për shtyp. Argumentet që vijnë për këtë heshtje shtypi sqarojnë se skuadra dhe stafi ka nevojë për qetësi përpara ndeshjes. Kështu ndodhi përpara sfidës me Kukësin, gjë që u përsërit edhe sot në pragndeshjen me Bylisin.

Vendimi i kuqebluve për heshtje shtypi është shoqëruar me interpretime nga më të ndryshmet në oipinionin sportiv, pro dhe kundër. Gjithsesi, e përgjithshmja e asaj që diskutohet në radhët e tifozërisë shkodrane dhe më tej, ka të bëjë me optimizmin, dëshirën dhe mbështetjen që ato japin ndaj skuadrës së tyre të zemrës për një rikthim sa më të shpejtë tek fitorja 3 pikëshe që nga kjo përballje me ballshiotët në shtëpi.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -