Thursday, March 28, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare veterani i sportit shkodran Fasli Zylja, ish mundës, trajner dhe arbitër mundje

Lexo

Një lajm i keq vjen nga komuniketi i sportit shkodran dhe konkretisht sporti i mundjes. Është ndarë nga jeta ish mundësi i Vllaznisë, Fasli Zylja. Lajmin e bëjnë të ditur familjarët e mundësit, të cilët sqarojnë se ai ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare në Greqi, aty ku pas viteve 90-të jetoi së bashku me familjen e tij.

Fasli Zylja, apo  Kacalia, siç e thërrisnin shokët e tij të sportit, por edhe sportdashësit shkodranë fillimet e tij me sportin e mundjen datojnë në vitin 1969, karrierë të cilën ai e vazhdoi për 13 vjet me radhë si pjesëtar i ekipit të mundjes klasike Vllaznia. Fasli Zylja i përket atij brezi të artë të mundjes klasike shkodrane kur nën drejtimin e trajnerit Qazim Elbasani, Vllaznia ishte kampione e Shqipërisë me sportistë të tillë në formacion si Bajram Pëllumbi, Agim Sula, Fasli Zylja, Pal Marku, Ali Murrizi, Gegë Gjoni, Dushan Vaso, Nikoll Grima, Eljaz Guri, Mirash Vuksani.

Ndërkohë, që edhe në vitet e tjera në vazhdim nën drejtimin e trajnerit Naim Pepa, Fasli Zylja është përsëri pjesë e formacionit të mundjes klasike shkodrane në peshat 57 dhe 62 kilogram duke kontribuar pozitivisht me vende nderi si individë që Vllaznia të ishte në pozita fituesi si ekip duke pasur përkrah edhe emrat e kolegëve të tjerë më të rinjë që iu shtuan ekipit të mundjes si Tom Rukaj, Jonuz Sukaj, Fatmir Bajraku, Mhill Colaj, Nezmi Pepa, Ali Amza, etj, Pas mbylljes së karrieres sportive si mundës, Fasli Zylja ushtron detyrën e trajnerit të moshave në mundjen klasike duke përgatitur emelemtë të ri me perspektivë.

Në vazhdim, ai do të shërbente edhe për disa vite si arbitër i sportit të mundjes si pjesëtar i kolegjumit të arbitrave të Shkodrës, ndërkohë që pas viteve 90-të ai do të largohej nga Shqipëria për jetëtuar me familjen e tij në Greqi deri ditën e djeshme kur ndërroi jetë në moshën 67-të vjeçare. “Veriu Sport” i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta shoqatës së veteranëve të mundjes dhe Sport Klub Vllaznia për humbjen e kolegut të tyre, dhe po kështu edhe familjes “Zylja” për humbjen e njeriut të tyre të afërt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img