Thursday, March 28, 2024

Ndarja nga jeta e komentatorit sportiv Kosta Grillo, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ngushëllon familjarët

Lexo

Një lajm i trishtë për komunitetin mediatik dhe sportdashësit shqiptarë ka ardhur sot nga Turqia. Gazetari dhe komentatori i njohur sportit, Kosta Grillo, është ndarë nga jeta. Grillo ndodhej i shtruar prej disa javësh në një spital turk pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ia doli dot të fitonte këtë betejë. Pasi mësoi lajmin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të Kosta Grillos për këtë humbje të madhe.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale.

Kosta Grillo ka punuar për shumë vite si komentator i ndeshjeve të futbollit fillimisht në RTSH, por edhe në televizione të tjerë më pas. Ai gjithashtu ka kontribuar edhe në median shqiptare me artikuj të shumtë si gazetar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img