Ndarja nga jeta e Paolo Rossit, Presidenti Duka: Idhull për shumë breza, na fali emocione e gëzim!

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Gabriele Gravina, për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të famshëm, Paolo Rossi.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka shkruan se Rossi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët në periudhën e vështirë të komunizmit, duke na dhuruar emocione dhe gëzim me paraqitjet e tij në fushën e lojës, veçanërisht në Botërorin e vitit 1982 ku ai ndihmoi Italinë të shpallej kampione e botës.  Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Paolo Rossi ishte një idhull për shumë breza dhe ka një vend të veçantë në historinë e futbollit botëror.

“Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rossi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Federatës Italiane të Futbollit.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -