Saturday, October 12, 2024

Ndërlikohet situata e licencimit të Vllaznisë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Këshilli Bashkiak Shkodër nuk miraton fondin financiar të kërkuar nga kryebashiakja Ademi

Lexo

Pamvarësisht se rezultatet e Vllaznisë, të paktën ato aktualët, kryesimi i renditjes në Superiore dhe kualifikimi në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, garantojnë një “biletë” europiane, për të luajtur në Kupat e Europës, Vllaznisë i duhet të licencohet nga strukturat ndërkombëtare. Gjë që deri më tani nuk e ka pasur të mundur një gjë të tillë për arsye të borxheve të shumta që ka klubi kuqeblu me Drejtorinë Tatimeve Shkodër, për të cilat duhet gjetur një zgjidhje.

Dy ditë më parë, sponsori i kuqebluve Alban Xhaferi bëri të ditur se në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë depozituar pranë intitucionit të Tatim Taksave ku gjendet edhe shuma më e madhe e borxhit të akomoluar në vite për të negociuar në shlyerjen e asaj shume përmes një mirëkuptimi me këste. Për të filluar nga lëvrimi i kësaj pagese, kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila është edhe presidente e KF Vllaznia, ka kërkuar miratimin e një fondi prej 82 milion lekësh nga Këshilli Bashkiak Shkodër.

Por, një gjë e tillë nuk ka gjetur akordin e këshilltarëve bashkiak, të cilët në votimin përkatës 33 prej tyre kanë votuar kundër duke mos e kaluar projektvendimin në fjalë. Një votim ky kundër propozimit të kryebashkiakes-presidente të KF Vllaznia që do të thotë një problem më shumë në vështirësinë e mundësisë së licencimit të Vllaznisë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img