Saturday, April 20, 2024

Futboll Kategoria e Parë Grupi A /Dinamo mund Burrelin dhe rimerr kreun, fiton edhe Korabi, ndizet lufta sportive për Superioren(Video)

Lexo

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë për grupin A luajti sot ndeshjet e javës së 17-të. Në qendër të vemendjes ishte kryesfida, Dinamo-Burreli, një ballafaqim ky pretendentësh, pasi ndeshej Dinamo e vendit të dytë me Burrelin që kryesonte me dy pikë më shumë. Për vetë rëndësinë që ofronte ky ballafaqim, ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Pjesa e parë ka qenë një tabllo që ka pasur brenda kujdesin e të dy formacioneve përkatëse, ku edhe pse pati disa raste spontane nuk pati gola duke e mbyllur këtë 45 minutësh në barazim 0-0.

Shifrat e bardha u prishën në pjesën e dytë kur dinamovitët ndëshkuan dy herë radhazi matjanët në harkun kohor të tre minutave. Fillimisht është Xhixhua që shënon golin e parë në të 52-tën minutë duke shfrytëzuar një top të kthyer nga Danaj në drejtim të Mirakës. Pas tre minutash vjen goli i dytë për dinamovitët, këtë herë me autor Almeida, që finalizon një kundërsulm të shpejtë të bluve.

2 me 0 në favor të Dinamos mbyllet kjo ndeshje, rezultat ky që përmbys renditjen në krye të tabelës së klasifikimit.  Burreli lëshon kreun duke ia dorëzuar Dinamos që pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që Burreli e ndjek me një pikë më pak.

Një fitore të rëndësishme këtë javë ka realizuar edhe Korabi që me golin e shënuar nga Marku në të 18’ mundi në transfertë Erzenin me rezultatin 0-1. Një tre pikësh ky i artë për dibranët që pozicionohen në vendin e tretë me vetem një pikë më pak se Burreli.

Veleçiku i Koplikut nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në sfidën e luajtur në “Reshit Rusi” përballë Partizanit B. Koplikasit e drejtuar nga Ardi Rustemaj kanë shënuar të parët me anë të Beges në minutën e 32-të duke e mbyllur pjesën e parë me fitore, ndërkohë që në të dytën të kuqtë shënojnë dy herë me Berdufin 60’ dhe Klahos 73’ duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Partizanit B me rezultain 1-2. Me humbje e ka mbyllur ndeshjen e kësaj jave edhe Besëlidhja duke u mundur nga Oriku në transferte me rezultain 2-0 me golat e Branices 64′ dhe  Çaushajt 72′.

Dinamo-Burreli 2-0

Xhixhua 52’, Almeida 55’

ORIKU 2-0 BESËLIDHJA

Branica 64′, Çaushaj 72′

ERZENI 0-1 KORABI

Marku 18′

VELEÇIKU 1-2 PARTIZANI B

Bega 32′ / Bërdufi 60′, Klahos 73′

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img