Thursday, April 18, 2024

Ndizet Supersfida Partizani-Vllaznia, autokolonë makinash me tifozë shkodranë drejt Elbasanit në mbështetje të kuqebuve

Lexo

Partizani-Vllaznia, takimi i javës së 17-të të kategorisë Superiore që luhet sot në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16.45, është padyshim ndeshja më e rëndësishme, jo vetem e kësaj jave, por duke qënë se përballen vendi i parë me të dytin, është e një rëndësie të madhe në lidhje me vazhdimësinë e kampionatit. Një fitore, apo edhe barazim i Vllaznisë e thellon apo edhe e mban distancën prej 9 pikësh që kanë kuqeblutë në klasifikim.

Ndaj, me të drejtë, një Shkodër e tërë dhe më gjërë është e përqëndruar e gjitha në emocionet e kësaj përballje. Më shumë se kushdo tjetër këto emocione i ndjejnë tifozët shkodranë, të cilët në pamundësi të pranisë së tyre në stadium do të mbushin lokalet për ta ndjekur atë nga televizori.

Por, ka edhe prej atyre të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë në Elbasan për të qënë sa më pranë skuadrës. Siç tregon edhe fotoja që shoqëron shkrimin, një autokolonë e vertetë automjetesh private, me një mirëorganizim perfekt janë nisur që herët nga Shkodra me destinacion Elbasanin. Ato vertet nuk do të lejohen të futen në stadium, por qëllimi i tyre më së shumti është të mbështesin ekipin e zemrës. Dhe, këtë, sipas asaj që deklarojnë organizatorët, do ta bëjnë duke brohoritur dhe dhënë kurajon e duhur morale futbollistëve dhe stafit drejtues në mjediset ku është akomoduar Vllaznia, ndërkohë që një gjë të tillë do të vijojnë ta bëjnë edhe duke e shoqëruar autobusin e ekipit në rrugën drejt stadiumit “Elbasan Arena” për zhvillimin e ndeshjes në fjalë. Dhe, më pas, me shpresen e një rezultati pozitiv, për ta ndezuar akoma më shumë atmosferën edhe pas ndeshjes në mjediset përreth stadiumit elbasanas dhe shoqërimit të skuadrës drejt Shkodrës.

E gjitha kjo atmosferë e pragndeshjes, Partizani-Vllaznia, shoqërohet edhe me falenderimin dhe mirënjohjen e drejtuesve të klubit kuqeblu, teksa  në faqen zyrtare të tyre, Vllaznia FanzoneMarketing, shkruajnë: “Tifozat kuqeblu vërshojn drejt Elbasan Arena, tifozat ma t’mirë n’botë, gjithmonë shkëlqejn, depërtojn aty ku rrezet e diellit nuk arrijn, gjithmon sfidojn çdo barrier, me çdo mënyrë e transformojn Vllazninë në një ortek që përpin çdo ekip që i del përpara, ….hapni stadiumet  FORZA VLLAZNIATë gjithë bashkë do ja dalim”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img