Sunday, May 19, 2024

Nesër, Buduçnost-KF Shkodra(U-13) për Turneun Ndërkombëtar “Podgorica Trophy 2022”

Lexo

Me ftesë të Federatës Malazeze të Futbollit, ekipi i KF Shkodra U-13 është pjesëmarrës i një Turneu Ndërkombëtar shumë të rëndësishëm për futbollin e moshave. Mbas disa turneve në Mal të Zi, Serbi e Kroaci prane KF Shkodra është pjesë e turneut “Podgorica Trophy 2022” që zhvillohet në kryeqytetin malazez, Podgoricë, nga data 8 deri 11 shtator për datlindjen e futbollistëve 2010.

Në këtë turne marrin pjese akademi me nivel që i japin një rëndësi të veçantë ppërgatitjes së futbollistëve të vegjel.

Duke u nisur nga pëbërja e ekipit të KF Shkodra ku ka disa lojtar që premtojnë për të ardhmen dhe që kanë lënë përshtypje të mira në turnetë e mëparshme, ky turne pritet t’i shërbej objektivit të drejtuesve të klubit Shkodra për rritjen cilësore të këtyre lojtarëve. Në bazë të kalendarit të hartuar për këtë turne, ekipi U-13 i KF Shkodra që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, ndeshjen e parë do ta zhvillojë nesër paradite me ekipin e Buduçnostit të Podgoricës.

I urojme suksese 13 vjeçarëve shkodranë dhe trajnerit të tyre Rudi Piraniqi, jo vetem në rezultat, por ajo që është më e rëndësishme në nivelin e lojës, me një paraqitje dinjitoze për të përfaqësuar emrin e mirë që ka krijuar KF.Shkodra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img