Thursday, May 2, 2024

Nesër sfida e rivalëve të titullit Vllaznia-Partizani. Adili: Luajmë për dy rezultate, barazimi vlen 3 pikë për ne, ndërsa fitorja 6 pikë

Lexo

Për vete pozitat në të cilat gjenden skuadrat në tabelën e klasifikimit, Vllaznia e para me 45 pikë dhe Partizani i treti me dy pikë më pak, ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave konsiderohet një sfidë rivalësh për t’i marrë fronin njëri tjetrit. Është kjo arsyeja që shqiptari-maqedonasi i mbrotjes kuqeblu, Mevlan Adili fitoren ndaj të kuqve e vlerëson si gjashtë pikëshe.

“Nesër me Partizanin nuk na duhet humbja, janë në lojë dy rezultate. Është një sfidë e rëndësishme ndaj një rivali direkt. Ne luajmë edhe për dy rezultate, barazimi vlen 3 pikë për ne në këtë ndeshje, ndërsa fitorja ndaj tij vlen 6 pikë.”, është shprehur Adili gjatë konferencës për shtyp të dhënë sot një ditë përpara ndeshjes.

Duke vijuar të flasë për kundërshtarin, Adili shton:”E dimë se Partizani është ndër ekipet më të mira, është ekipi me lojtarë shumë të mirë. Kanë karakter, ne të fokusohemi në lojën tonë dhe të marrim pikë.

Kanë sulmin më të mirë, por mos harroni se ne kemi mbrojtjen më të mirë. Në repartin e mbrojtjes ka pasur ndryshime, por janë të mirëseardhura, teksa lojtarët kanë treguar veten dhe nuk kemi pasur probleme. Në repartet e tjera na kanë ndikuar mungesat.”

I pyetur nëse përballja me Partizanin është një sfidë vendimtare për fatet e titullit, Adili përgjigjet:”Nuk është vendimtare nesër, janë edhe 10 sfida dhe çdo skuadër ka treguar se mund këdo. Nuk mendoj se Vllaznia kishte momente të këqija, sepse kur nuk fitonim sërish nuk humbnim. Nuk fituam për 7 ndeshje, por jemi sërish në vend të parë. Të gjitha skuadrat thonë se do mbërrijmë Vllazninë, por jo ta kalojmë.”

Gjatë konferencës për shtyp kishte vend edhe shortin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia do të ndeshet me Laçin. “Nuk kishim dëshirë për kundërshtarët, objektivi është finalja dhe ngritja e Kupës do ishte gjë e mirë. Më pëlqeu fakti se trajneri i Laçit tha se jemi për trofe dhe t’i tregojmë se e kishte gabim.”, përfundoi Adili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img