Saturday, November 23, 2024

Nga: Martin DEDAJ* Presidenca matjane godet me trajnerin… – Futbollisti i njohur Ditmar Bicaj, në krye të Burrelit

Lexo

Ditmar Bicaj, pas një karriere të gjatë futbollistike brenda dhe jashtë Shqipërisë, për mbi një dekadë në fushën e blertë, këtë edicion futbollistik (2024-2025), starton me një sfidë tepër të rëndësishme të karrierës së tij futbollistike, pikërisht në fushën e trajningut, tashmë si trajner i parë i një skuadre me emër, histori dhe traditë në futbollin shqiptar, siç është skuadra e Burrelit (31 Korriku i dikurshëm), që këtë sezon futbollistik luan në kategorinë e parë të furbollit shqiptar. Ndërkohë më parë, Ai e ka ushtruar profesionin e trjanerit, si ndihmës trajner në ekipe të tjera dhe është i paisur me të gjitha nivelet e diplomave të trajningut, falë punës dhe këmbënguljes së tij ndër vite, jo vetëm në fushën e blertë.

Kryetari i bashkisë Mat, njëherësh President i ekipit të Burrelit, z. Agron Malaj, pas diskutimit të një sër kandidaturash, i ka besuar drejtimin e ekipit matjan, ish lojtarit të njohur të kampionateve kombëtare të futbollit të superligavr në Shqipëri e Kosovë, dhe ish lojtarit të kombëtareve të moshave shqiptare, 35-vjeçarit Ditmar Bicaj, i cili debuton si trajner i parë, pikërsht me ekipn e Burrelit. Detyrë të cilën Bicaj e ka pranuar me kënaqësi dhe ka nisur menjëherë nga puna, për të sintetizuar idetë e tij me kontigjentin e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion për këtë edicion futbollistik (atyre që mbyllën edicionin e vitit 2023-2024, si dhe të tjerëve, që do të afrojë nga merkato).

Emërimi i trajnerit Ditmar Bicaj në krye të ekipit të futbollit të Burrelit, padyshim ka qenë një goditje në shenjë e presidencës matjane, pasi eksperienca e tij si lojtar i rëndësishëm i ekipeve ku ka luajtur, ku dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa prej tyre, karakteri, qëndrueshmëria, dhe performanca që ai ka treguar në fushë, do të jenë frymëzuese, motivuese dhe sfiduese në ushtrimin e detyrës së trajnerit, që ai ka marrë përsipër të kryejë, ku padyshim do të ketë mbështetjen maksimale të presidencës dhe bashkisë Mat, tifozërisë së zjarrtë matjane, (e veçantë në llojin e saj në të gjithë vendin), opinionit futboll dashës matjan e më gjërë.

Ditmar Bicaj është një ndër futbollistët më të njohur shqiptar, që ka luajtur për shumë ekipe në Shqipëri dhe Kosovë, dhe ka lënë emër për më tepër një emër të mirë, duke qenë ndër futbollistat eletar shqiptar ndër vite.

E ka filluar karrierën profesionale si futbollist me KF Tirana, në vitin 2007, dhe luan për këtë ekip për katër sezone rrjesht deri në vitin 2011. Më pas për dy sezone (2011-2013) tek Skënderbeu në Korçë, ku spikat me kontributin e tij, në sukseset e klubit, duke fituar tituj në kampionatin shqiptar. Në sezonin futbollistik (2013-2014) luan për ngjyrat e Teutës së Durrësit e më pas një sezon për Flamurtarin e Vlorës (2014-2015), Partizanin (2015-2016). Rikthehet përsëri në Durrës në sezonin 2016-2017, më pas tek Kamza për një sezon (2017-2018), për të vazhduar më tej aventurën e tij edhe në superligën e Kosovës konkretisht tek Feronikeli (2018-2020) duke fituar edhe tituj dhe tek FC Ballkani. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve zingjir të ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë, përfshirë edhe ekipin U-21

Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike pozicioni i tij natyral ka qenë mbrojtës qendre, por ka treguar fleksibilitet duke kryer edhe role të tjera falë aftësive adaptuese dhe intelegjencës taktike të tij, dhe ka spikatur për aftësitë mbrojtëse, disiplinën në fushë, qëndrueshmërinë dhe performancën e tij, Në karrierën e tij ka fituar disa tituj, duke dhënë kontributin e tij në sukseset e skuadrave, ku Bicaj ka luajtur dhe fituar tituj.

Ka patur gjithashtu një përformancë të admirueshme në ndeshjet e zhvilluara në Evropë, me skuadrën e Skënderbeut në ligën e kampioneve dhe ligën e evropës, përvojë e cila ka qenë e rëndësishme jo vetëm për karrierën e tij, por edhe rritjen e reputacionit të futbollit shqiptar në Evropë.

Falë aftësive të tij, qëndrueshmërisë dhe përformancës në mbrojtje e veçanarisht disa aftësive individuale të lidërshipit, intuitës, dhe socializimit, në shumë ekipe ku ka luajtur i është besuar shiriti i kapitenit, që tregon respektin dhe besmin, që kanë patur trajnerët dhe pjestarët e ekipit ndaj tij, me të cilin janë ndjerë gjithmonë mirë.

Me lënjen e futbollit në fushë, Ai është integruar në projekte të ndryshme sociale dhe filantropike, duke përdorur platformën e tij si një futbollist i njohur për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e kauzave të ndryshme sociale, si dhe në mentorimin e lojtarëve të rinj, duke dhënë një kontribut të vyer, në zhvillimin e brezit të ardhshëm të futbollistëve shqiptar.

Gjatë periudhës që ai ka luajtur futboll, ka spikatur veçanarisht për stabilitetin dhe kosistencën e performancave të tij, duke u bërë kështu një nga mbrojtësit më të besueshëm të kampionateve shqiptare dhe kosovare të superligave përkatëse të këtyre vendeve ndër vite.

Në karrierën e tij futbollistike ka zhvilluar shumë ndeshje, duke qenë një lojtar kyq për të gjitha skuadrat që ka luajtur, dhe i aftë të lexojë mirë lojën dhe të bëjë ndërhyrjet e sakta, në kohën dhe momenetin e duhur, fituar dyluftimet me kundërshtarët, e kaluar shpejt tranzicionin nga difensiva në ofensivë, duke demonstruar kështu tiparet e një lideri të vërtetë. I preferuar për shumë ekipe gjatë karrierës futbollistike, ka lëvizur nga njëri klub tek tjetri, që tregon fleksibilitetin dhe aftësinë e tij, për tu përshtatur me mjedise të ndryshme dhe dhënë kontributin e tij kudo ai ka shkuar dhe luajtur futboll.

Edhe kur luante futboll në fushë dhe në vazhdimësi, Bicaj ka vijuar rregullisht ndjekjen e kurseve të ndryshme të trajningut, për të përvetësuar dhe perfeksionuar sa më shumë aftësitë e tij në futboll, në fushën e blertë, si dhe përgatitur për ti paraprirë një karriere trajningu,

Ditmar Bicaj me kontributin e tij në fushën e lojës dhe jo vetëm, ka qenë dhe është një ndër personazhet e rëndësishme të futbollin shqiptar, me një ndikim të vazhdueshëm në sport dhe komunitet. Emërimi i tij në krye të skuadrës së Burrelit, është një vlerësim që i bëhet këtij ekipi, komunitetit futbolldashës matjan dhe gjithë banorëve të zonës së Matit.

Falë aftësive të tija individuale të spikatura, Ai do të bëjë të mundur, që skuadra e Burrelit këtë kampionat, ndonëse duhet thënë se është tejet i vështirë për vetë përbërjen e skuadrave, do të mund të arrijë që skuadra e Burrelit, ndryshe nga dy sezonet e kaluara, të mos e diskutojë rënjen nga kategoria, por pse jo të pretendojë për të qenë e pozicionuar sa më lart në tabelën e klasifikimit, në grupin e gjashtë skuadrave të para të kësaj kategorie.

* Gazetar dhe komentator sportiv

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img