Thursday, July 18, 2024

Euro 2024-Heidi Lushtaku i del në mbrojtje Demiral: Bashkëshorti im nuk është racist!

Lexo

Bashkëshortja e Merih Demiral, Heidi Lushtaku ka dhënë një prononcim të shkurtër për të për të përditshmen “Blich” ku i ka dalë në krah mbrojtësit turk.

Siç dihet Demiral u pezullua dy ndeshje nga UEFA për gjestin e bërë në fund të dulelit me Austrinë ku iu drejtua tifozëve me “përshëndetjen e ujkut”.

34-vjeçarja e lindur në Vushtri në një prononcim për “Blich” tha: “Bashkëshorti im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”.

Modelja e njohur, e cila ka bërë karrierë në Zvicër, vetëm pak orë më parë postoi një fotografi në Instagram me tekstin: “Shumëllojshmëria është bukuria e familjes sonë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img