Wednesday, April 24, 2024

Durrësi, Vlora, Korça, së shpejti me stadiume të reja. Kryeministri Rama, hap konkursin për tre impiantet përkatëse

Lexo

Durrësi, Vlora dhe Korça, së shpejti do të bëhen me stadiume të reja dhe bashkëkohore. Lajmin në fjalë e jep vetë Kryeministri Edi duke bërë të ditur për kthimin e impianteve të futbollit në atraksione për çdo moshë.

Me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, një ish sportist në rininë e tij, sqaron se tre stadiumet të reja në Shqipëri, do të jenë me të gjitha parametrat ndërkombëtar. Madje sipas tij, tre stadiumet e reja do të jenë atraksione për të gjitha moshat.

“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img