Friday, May 17, 2024

Nis miqësorja, Shqipëri-Bullgari. Silvinjo me 6 ndryshime në formacion. Në dispozicion edhe portjeri shkodran i Egnatias, Alen Sherri

Lexo

Sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, ndeshja miqësore, Shqipëri-Bullgari. Përpara startit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në respeket të dy tifozëve suedezë që humbën jeten dje në bruksel nga një sulm terrerost që detyroi kombëtaren e Suedisë të tërhiqej nga ndeshja në pjesën e dytë.

Një miqësore që luhet vetem pesë ditë nga supersfida e së enjtes së kaluar ku kuqezinjtë tanë fituan mrekullisht me rezulktatin 3 me 0 ndaj Çekisë duke marrë kryesimin e grupit E dhe sigurinë e shkuarjes drejt kualifikimit në finalet e Euro 2024.

Në prononcimin e dhënë vetëm pak minuta prpara startit të ndeshjes, zëvendëstrajneri i kombëtares, sqaron vendimet e marra nga kolegu i tij, trajneri i parë i kombëtares, Silvinjo. “Edhe pse është miqësore, mund të ndërtojmë me mentalitetin e duhur, për të mos ndryshuar gjithë ekipin. Në pjesën e dytë do i japim minuta të gjithëve, do të mundohemi që të luajnë të gjithë, por menduam se 50% ndryshime për ekipin që nis ndeshjen ishte vendimi i duhur.

Kemi lojtarë që mund të përshtaten në 2-3 pozicione. Uzuni luan sot si qendërsulmues por mund të luajë në të majtën apo të lëvizë gjithë ndeshjen. Edhe Muçi mund të luajë në të majtë në start, por edhe në qendër.

Kemi një skuadër që kur mbrojmë jemi kompakt, kemi lojtarë që janë shumë të shpejtë në tranzicion. Nuk duam ta humbim se është karakteristikë e lojtarëve tanë, por po punojmë që të njohim kur është momenti që të mos vrapojmë, të mbajmë topin dhe të kursejmë energji.

Ndoshta në pjesën e dytë mund ta aktivizojmë Çunin si sulmues apo në krah, pasi e kemi ndjekur në klipe që kur e ka filluar, e ka nisur në krahë. Tani së fundmi ka luajtur përpara, por edhe në krahë. Ka shumë potencial, është mirë të shohim nga afër dhe me shumë mundësi ta shohim në pjesën e dytë disa minuta”, tha ndër të tjera Zabaleta për “SuperSport”.

Sa i përket ndryshimeve, ato vijnë me emrat e Strakoshës në portë, për të vijuar me Balliun, Mihajn, Laçin, Uzunin dhe Muçin, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari. Ndërkohë, e reja tjetër për miqësoren e sotme ka të bëjë edhe me grumbullimin e portjerit shkodran, Alen Sherri, i cili prej dy sezonesh luan me Egnatian.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi. Trajner: Silvinjo

Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov. Trajner: Nenad Krstajiç

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img