Friday, April 19, 2024

Angli-Shqipëri 5-0, tekniku Reja analizon humbjen:Anglia shumë e fortë, por edhe ne bëmë shumë gabime

Lexo

Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja ka komentuar humbjen 5-0 në Uembli përballë Anglisë

Një humbje e rëndë, 5-0, që na rikthen pas në kohë, në vitin 1989 ku u mundëm me të njëjtin rezultat. Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja e ka pranuar humbjen, se të tijtë nuk bënë asgjë për të shmangur një disfatë të tillë.

“Të kishim shënuar të paktën një gol, që të paktën ta bënim më pak të hidhur këtë humbje. Bëmë shumë gabime, por duhet ti japim meritë edhe Anglisë, shumë e fortë. Në pjesën e parë ishim inekzistent, ndërsa në pjesën e dytë u përpoqëm për të reaguar, për të marrë situatën në dorë”.

“Kur përballesh me një kundërshtar të tillë, duhet të përmbahesh, të përmbysësh situatat, por diferenca nga pikpamja fizike ishte shumë e madhe. Në fillim u munduar ti sulmonim lart, por kur niseshim nuk ia dilnim. Pavarësisht cilësive, mund të them se Anglia ishte shumë lart. Për ne ishte shumë e vështirë”.

“Kishim edhe dëmtimet, e menjëherë shkuam 0-2. U bë akoma më e vështirë, sepse kur I bën zëvendësimet mbetesh dhe pa alternative. Anglia ishte shumë e karikuar, ishin të fortë, nuk tërhiqeshin as në përplasje. Kur ke një ekip kaq të karikuar vë poshtë çdo skuadër”, ka deklaruar Reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img