Tuesday, May 14, 2024

Nuk është as “Loro Boriçi” dhe as “Elbasan Arena”. UEFA vendos për Strugën, ndeshjen e “play-offit” do ta luaj në Ohër

Lexo

Kualifikimi për në fazën Play-Off të Conference League e vuri Strugën e drejtuar nga trajneri tiranas Shpëtim Duro që të kërkojë një stadium që plotëson kriteret e Uefa-s. Për të luajtur ndeshjen Strugës dhe Breidablik, në skenë dolën dy alternativa, stadiumi i Shkodrës, “Loro Boriçi” dhe ai i Elbasanit, Elbasan Arena.

Por, më së fundmi, të dyja këto pista kanë rënë, pasi institucioni i UEFA-s ka vendosur që ndeshja në fjalë të luhet në Ohër.

Me anë të një postimi, klubi strugan ka reaguar zyrtarisht,duke bërë të ditur se takimi i parë do të luhet në stadiumin e Ohrit. Kujtojmë që ekipi i Strugës luajti edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Champions League kundër Zhalgiris. Ndeshja në fjalë do të luhet me datë 24 gusht duke filluar nga ora 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img