Monday, July 15, 2024

OLIMPIADA, MEDALJE E ARTË PËR TRANSMETUESIN PUBLIK

Lexo

Mbi 700 orë transmetim të drejtëpërdrejtë në 4 kanale të dedikuar për 17 ditë

17 ditë transmetim maratonë. Duke nisur që prej datës 23 korrik dhe deri në 8 Gusht RTSH vijoi stafetën sportive të lënë në mes nga Euro 2020. Një verë e cmendur në televizonin publik që pasi kompletoi me sukses misionin europian të lojës së futbollit vijoi rrugën për të cuar deri në fund misionin për t’i servirur publikut një tjetër kompeticion madhështor, Olimpiadën Tokyo 2020. 4 kanale të dedikuara, RTSH 1, 2, 3 dhe Sport, në kohë reale pjesa më e madhe të të gjitha evenimenteve sportive të olimpiadës. Duke nisur që prej orëve të para të mëngjesit në komentin e specialistëve dhe gazetarëve, RTSH mbuloi gjatë gjithë fashës orare të drejtëpërdrejtë evenimentin që zyrtarisht mbyllej në orët e vona të pasdites por për ekranin publik vijonte edhe me programacion të regjistruar nga eventet që nuk gjetën hapësirë gjatë gjithë ditës. Sporti nuk është vetëm futboll por një gamë shumë më e gjerë me mbi 30 disiplina sportive, që të gjitha të pasqyruara në ekranin publik, gara eleminatore apo finale, askush nuk e humbi mundësinë që nëpërmjet ekranit të shqiptarëve të ndiqte sportin e preferuar.

Rreth 700 orë transmetim maratonë, në 17 ditë të ngjeshura ku SHBA arriti që në fotofinish të digjhte Kinën ndërsa Kosova për herë të parë arriti të fitonte dy të arta me vajzat e xhudos. Olimpiada e gjelbër dhe e kushtëzuar nga pandemia, mund të konsiderohet e pazakontë për shkak të boshatisjes së shkallëve, por e pazakontë ishte edhe për të gjithë shqiptarët që si asnjëherë më parë ishin tifozët e radhës së parë në shtëpitë e tyre.

33 sporte për 339 medalje në 42 vende në të gjithë Japoninë. Maratona zyrtare nisi në datën 23 me ceremomnë hapëse ndërsa gjatë ditëve të fundit, sipas traditës, vëmendja krysore u përqëndrua në garat e atletikës, mbretëresha e të gjithë sporteve olimpike. Karateja, Skateboardi, ngjitja malore dhe serfi bënë debutimin absolut si 4 sportet më të reja në olimpiadë ku u shtuan në listë gjithashtu edhe disiplina 3×3 e basketbollit dhe BMX Freestyle. Listën e medaljeve të arta në pista e kryesoi SHBA, por në ekran një medalje e madhe e artë shkon edhe per RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img