Saturday, April 27, 2024

Shqipëria U-19 fiton 4 me 0 ndaj Turbinës përpara miqësores kundër Italisë, shënon edhe talenti shkodran, Marçelino Preka

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka nisur që prej ditës së premte grumbullimin dhe përgatitjet intensive në kuadër të ndeshjes miqësore që do të zhvillojnë ndaj bashkëmoshatarëve italianë më 13 gusht në Coverciano. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, kombëtarja U-19 zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Turbinës. Sfida e luajtur në Cërrik përfundoi me fitoren poker 4-0 të kuqezinjve të drejtuar nga Armando Cungu.

Një lojë mjaft e mirë nga nën 19 vjeçarët, në formacionin e të cilëve spikasnin titullarë nga minuta e parë, portjeri Kaçaj, mbrojtësi Preka, mesfushori Pjeshka dhe sulmuesi Shpuza, ndërkohë që në pjesën e dytë është aktivizuar edhe mbrojtësi Flori Spahija. Kuqezinjtë tanë e nisën mjaft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me sulmuesin e Çezenës, Christian Shpendin ndërsa në minutën e 29-të goli vjen nga mbrojtja kuqezi, me shkodranin Marçelino Preka, i cili në këtë ndeshje mbante edhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, me të besuarit e Armando Cungut që shkojnë drejt dhomave të zhveshjeve më superiorë.

Në fraksionin e dytë të lojës, tekniku Cungu vendos të bëjë vetëm një ndryshim në formacion, me Klevi Qefalia që del nga fusha e lojës, duke i lënë vendin shkodranit Flori Spahija, i cili në minutat e aktivizuara e bëri mjaft mirë detyrën e tij.

Edhe në këtë pjesë, kuqezinjtë janë më të përqëndruar, duke krijuar më shumë mundësi gjatë lojës. Golin e tretë për ekipin e Cungut e shënoi Rildi Greca në minutën e 85-të, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Christian Shpendi shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën kuqezi.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Kaçaj, Dervishi, Preka, Zalli, Bytyci, Pjeshka, Qefalia (Spahija), Shpendi, Mata, Shpuza, Bibo

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img