Saturday, July 27, 2024

Osmani: “Lejuam shumë hapësira. Duhet të përmirësohemi dhe presim rezultate më të mira”

Lexo

Vllaznia dhe Erzeni kanë barazuar 1-1 në Shkodër, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i ri i kuqebluve Qatip Osmani u shpreh për MCN TV:

Sigurisht që të gjithë prisnim më mirë, prisnim fitoren. Përsa i përket lojës mendoj se i lejuam shumë hapësira. U munduam në pjesën e dytë edhe me ndërrimet që të freskonim diçka, por përsëri nuk arritëm. Ndoshta ky ishte rezultati real.

Çfarë mendon se mund të bëjë më mirë në rast se do fillonte loja nga fillimi? Ndoshta do të ndryshoja disa pozicione, ku lojtarët sulmues do të ishin më para. Mesfusha ta ndiqte repartin e sulmit. Kjo do ishte ndoshta lëvizja. Ekipin mund ta çoja më para.

Çfarë mendon se duhet të ndryshojë kjo skuadër? Ne së bashku kemi bërë dy stërvitje. Edhe ato dy stërvitje kanë qenë të lehta teknike. Kemi lojtarë me kualitet të cilët janë të dëmtuar dhe që janë me rëndësi për këtë ekip. Megjithatë duhet të koncentrohemi tek lojtarët që kemi në dispozicion. Këto lojtarë që luajtën sot munden të bëjnë më mirë. Do mundohemi në ndeshjet që na kanë mbetur që të përmirësohemi dhe presim rezultate më të mira.

Mendon se një pjesë e lojtarëve nuk mund të japin më shumë dhe aq e kanë maksimumin? Ndoshta është mirë të kalojnë disa ndeshje dhe të bëj një vlerësim konkret. Disa lojtarë unë i kam njohur edhe më parë. Kështuqë duhet të kalojë edhe pak kohë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img