Monday, May 13, 2024

Deliallisi: “Rezultat i drejtë, deri në momentin e golit Vllaznia nuk shkeli në zonën tonë”

Lexo

Kuqeblutë janë ndalur sot në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Erzenit që vazhdon të jetë një nga skuadrat që u krijon më shumë probleme Vllaznisë. Pas ndeshjes, trajneri Alfred Deliallisi u shpreh për MCN:

“Rezultati më i drejtë ishte barazimi. Deri në momentin e episodit, Vllaznia nuk shkeli në zonën tonë. Ishim në ekuilibër. Vllaznia do te jepte gjithçka për të fituar ndeshjen. Pastaj me atë episodin e golit na prishi pak ndeshjen. Shkoi si shkoi. Shtymë pak më sipër me Zekën dhe Kahrimanovic e më pas shënuam gol.

Mendoja se Vllaznia do kishte më shumë intensitet në 20 minutat e para. Më vonë mendova të fus lojtarët që janë në ritmin e lojës si Osmanllari dhe Maliqi. Maliqi bëri një gabim, por s’mund ta kryëqzojmë, ne besojmë tek ai. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë se kunërshtari, pas barazimit kishim më shumë hapsira.

Nuk jam plotësisht i kënaqur me lojën, por këto lojtarë po sakrifikojnë dhe po shkatërrohen duke luajtur çdo 3 ditë. Migone dhe Alba po shkatërrohen, nuk kam alternativa t’i zëvëndësoj.

Humbim shumë pasa dhe në me Zekën menduam të futeshim 1 kundër 1. Në fundin e ndeshjes ekipi ra fizikisht pasi ka shumë minuta në këmbë dhe nuk doja të rrezikoja për të humbur ndeshjen. Lojtarët po shkatërrohen, nuk është se kemi një pikë referimi në sulm. Kemi shënuar 17-18 gola pa asnjë sulmues të mirëfilltë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img