Sunday, May 19, 2024

Partizani kualifikohet në çerekfinalen e Kupës, fiton me përmbysje ndaj Apolonisë

Lexo

PARTIZANI 3-1 APOLONIA (57′ Skuka, 65′ Hadroj (P), 87′ Mensah/ 55′ Harizaj)

Partizani u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Apoloninë me përmbysje me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola për të dyja skuadrat. Të parët që kaluan në avantazh ishin fierakët me golin e portierit Harizaj që shënoi nga penallti në minutën e 55-të, por vetëm 1 minutë më vonë Skuka barazoi shifrat, me një goditje me të djathtën ktheu baraspeshën. Në minutën e 65-të, ishte Hadroj, që shënoi golin e përmbysjes me penallti.

Sfida u vulos në minutën e 87′ kur Mensah shënoi golin e tretë duke kualifikuar kështu Partizanin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img