Saturday, July 27, 2024

Partizani-Roma, 1-2. Trajneri Zoran Zekiç, I kënaqur me lojtarët e rinj

Lexo

Partizani zhvilloi mbrëmjen e sotme një miqësore luksi me Romën, që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të të kuqve, në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç, që ndër të tjera për mikrofonin e “RTSH” deklaroi:

“Mendoj se organizimi ishte i mirë. Edhe mbështetësit për lojtarët e rinj. Kishim shumë gjëra për të bërë se kemi ardhur në mëngjes nga Letonia.

Shpresoj të jemi gati për Europën, se e kam thënë pas ndeshjes së parë, se është vetëm pjesa e parë. Duhet të jemi gati për gjithçka se kemi shumë probleme dhe duhet t’i përmirësojmë për të qenë në një nivel më të mirë.

Mua nuk më pëlqen disa herë mentaliteti që ndonjë gjë është e lehtë, asgjë nuk është e lehtë.

Ishte një sfidë e mirë sot për ne për të rinjtë. Bilali nuk ka luajtur shumë por është në planet e mia, Maget gjithashtu, edhe Keko më shumë. Jam shumë i lumtur për këto të rinj se për të ardhmen është më e mira që mund të ndodhë kur luan ndaj një ekipi si Roma dhe një trajneri si Murinjo, një nga më të mirët në histori”, deklaroi Zekiç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img