Friday, May 3, 2024

Partizani-Teuta 2:1, flasin trajnerët kundërshtarë, Daja dhe Martini

Lexo

Ilir Daja(Trajner i Partizanit)

“Jam dakord që është fitore e vuajtur se është fitore karakteri, sidomos të përmbysësh me Teutën që mbrohet mirë në fund, për më tepër kur je në disavantazh. Tregon që lojtarët luftojmë për këtë fitore dhe besuan deri në fund duke ia arritur.

Jam shumë i kënaqur nga paraqitja se kur kemi luajtur mirë nuk kemi marrë rezultate, e asnjë nuk tha që luajti Partizani mirë, por të gjithë thanë që ka pasur krizë rezultatesh, që është e vërtetë. Ndaj po të vazhdojmë kështu e të marrim tre pikët, do të isha dakord.

T’i besosh manovrës është një gjë, por mbi të gjitha është karakteri dhe mentaliteti i lojtarëve për të shkuar drejt fitores. Se çfarëdolloj manovre, apo skeme, është në plan të dytë. Në plan të parë është mentaliteti, sakrifica e dëshira për të shkuar drejt fitores. Nuk është se besojmë vetëm te skuadra, por edhe te këto të tjerat.

Te skuadra është ana psikologjike dhe në momentin kur je me pikë mirë edhe nga ana psikologjike, ndoshta ke një bonus për të startuar lojën. Marrja me patjetër e fitores nga kriza e rezultateve dhe pikëve që kemi pasur në fazën e parë, shton më shumë anën psikologjike, kjo është ajo që të çon në stres për lojtarët.

Ne me të vërtetë nuk kemi goditur shumë portën, por rastet i kemi patur. Nuk do të thosha që në këto ndeshje fitoi manovra, por sakrifica dhe dëshira që kishin lojtarët për të shkuar drejt fitores.

Nuk merrem me sezonin e kaluar, por në ndeshjen e hapjes me Teutën në fazën e parë ku kemi shënuar një gol vetë dhe kemi humbur penallti që do të thotë fati edhe nuk ka qenë me ne. Ndërsa sot përtej sakrificës edhe fati ishte me ne, se në përmbysje në fund edhe fati është faktor. Shpresojmë që të jetë sinjal i mirë për fazën e dytë, por duhet fitore për të rikuperuar pikët dhe pozicionin në tabelën e klasifikimit.

Tifozët kanë të drejtë se në rastin e fitoreve të munguar e pikëve të munguara, sigurisht kanë të drejtën të protestojnë brenda rregullave. Nuk kanë bërë asgjë jashtë rregullave. Kështu që atë që kemi bërë keq, na del për detyrë ta rikuperojmë që të jetë një mirëkuptim më i madh mes tifozëve dhe grupit të lojtarëve”, tha Daja.

Edi Martini(Trajner i Teutës)

“Të vjen keq sepse ishte ndeshje që shënuam, arritëm të marrim portën e kundërshtarin, por pa rrezikshmëri para portë. Kishim raste me mbyll lojën, futbolli të dënon ashtu si na dënoj ne sot.

Topi ishte në favorin tonë, anësori dha faull në krahun tjetër, është rast për tu parë. Duhet të tregoheshim më gjakftohtë të mos binim pre e provokimeve, duhet të ruanim qetësinë. Një moment të dënon, ashtu siç morën penalltinë dhe shënuan në fund. Futbolli të dënon.

Duhej të mbyllnim ndeshjen më para. Momentet kur duhen pikët stresi vjen vet, mbas atij barazimi donim të merrnim pikët maksimale, dhe nuk arritëm të qarkullonim topin në fundin e ndeshjes. Kriza e pikëve të fut në siklete të tilla.

Pësimi i golave të shumtë: Problemi i golave të pësuar nuk është sot, por që në fillim. As kemi marrë këtë javë nuk kemi mare gjatë gjithë kampionatit. Kemi ndryshuar diçka në mbrojtje, kanë ardhur dy qendra të reja që nuk janë konsoliduar totalit me ekipin, sot bëmë një ndeshje nga më të mirat në mbrojtje, penalltia dhe goli ishin aksidental. Kemi diçka që nuk shkon në aspektin e lojës.
Zëvendësimet: Në minutë n e 83-të nxorëm Kallakun, pati një dëmtim, thirri mjekun. Vrapoi shumë sot, dhe futëm Dajën për të përforcuar aspektin e mbrojtjes, kur u bë 1-1 rrezikuam me dy sulmues, por pësuam dhe golin e dytë”, u shpreh Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img